Produktet!
Bukë
Majdanoz
2 thelpinj hudhër
Kripë
Piper
Rigon
2 lugë gjelle uthull
Vaj ulliri
Presim specat në shirita dhe i vendosim në tavë. Bukën e prerë në kubikë bashkë me erëzat i kalojmë në blender sa të thërrmohen. Në tavën ku kemi hedhur specat, hedhim majdanoz, bukën me erëzat, dhe në fund ullinj bashkë me vajin. E vendosim në furrë për disa minuta dhe pasi të jetë pjekur pak e nxjerrim dhe në fund hedhim uthullën. Ju bëftë mirë!/L.F-dritare.net