Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjuetia spektakolare, peshkatari në Vlorë kap peshkun 27 kilogramësh!

ghghghnhhh.PNG

Një peshk gof me peshë rreth 27 kilogramë është kapur paraditen e sotme në ujërat e Vlorës nga peshkatari me shtizë Armando File.


50-vjeçari ishte zhytur në zonën e njohur si Spitaliera, pranë Radhimës, në afërsi të anijes italiane të mbytur, kur hasi një tufë peshqish gof. Sipas tij, ai arriti ta godasë njërin prej tyre në pjesën e kokës me shtizë, por iu deshën mbi 30 minuta për ta nxjerrë në sipërfaqe për shkak të përmasave të mëdha.


Pas nxjerrjes nga deti, peshku u transportua në qendrën e peshkimit në Radhimë.