
Bletërritësi: Pse nuk e lë Zhapokikën për të ikur jashtë!
Dritare.net
Në fshatin e largët Zhapokikë të Beratit, familja Shehu ruan një traditë 140-vjeçare bletarie, duke prodhuar mjaltë unik dhe shumë të kërkuar. Mjalti më i çmuar është ai i maresë, që vjen nga zona e Zhitomit dhe ka vlera të larta kurative, ndërsa mjalti i rrallë i lofatës prodhohet vetëm në këtë fshat. Përveç mjaltit, familja prodhon edhe qumësht blete dhe uthull molle të egër, me vlera të mëdha shëndetësore.
Pavarësisht sfidave si rrugët e këqija dhe sëmundjet e bletëve, Alkest Shehu ka zgjedhur të qëndrojë në Shqipëri për të zhvilluar bletarinë. Mjalti cilësor, sipas tij, dallon nga natyraliteti dhe mungesa e përbërësve artificialë. Zhapokika përfaqëson një thesar të fshehur natyror që fal produkte të shëndetshme dhe frymëzim për të ardhmen e bujqësisë shqiptare.
"E dua shumë vendin tim,” thotë ai. “Jetoj në Berat, por prej vitesh vij çdo ditë në Zhapokikë për të zhvilluar bletarinë. Kam ëndrra të tjera: të bëjmë një punishte për uthullën dhe të rrisim prodhimin.", thotë Alkesti në reportazhin e DritareTv./K.C/dritare.net

















