Historia e dy vëllezërve që lanë Norvegjinë për Dukagjinin!
Dritare.net
Petriti dhe Paulini, djemtë e Park Blinit janë heronj të turizmit shqiptar. Ndërtuan shtëpinë e parë, lanë Norvegjinë dhe e mbushën zonën në Shalë, me norvegjezë, gjermanë, polakë e turistë nga e gjithë botë. Ata sollën dritë në Dukagjin. Dritën e turizmit dhe dritën reale, sepse zona punon me gjeneratorë dje linjën e kanë sjellë vetë banorët.
Historia e dy djemve të Dukagjinit!
Petriti dhe Paulini u kthyen nga Norvegjia në tokën e tyre në Dukagjin. Që prej ditës që babai u tregoi shtëpinë dy vëllezërit menduan mënyra e mënyra, se si të ktheheshin në atdhe. Gjëja e parë që bënë ishte ndërtimi i një shtëpie prej druri, sepse biznesi me të cilin merrej babai në Norvegji, ishte me dru. Ndërtuan një shtëpi druri mbi pemë dhe 6 vjet më vonë u kthyen përgjithmonë në vendin e tyre.
Shtëpinë e tyre e quajtën Park Blini, sepse rreth e rrotull kishte vetëm dru blini, ndërsa Park e quajtën prej dëshirës së madhe dhe ëndrrës për ta bërë të tillë, edhe pse ata kishin vetëm një shtëpi.
Djemtë u kthyen dhe e bënë vërtet realitet Park Blinin në vendin ku kishin ndërtuan shtëpinë mbi pemë. Ëndrra e tyre është kthyer tashmë në kënaqësinë e mahnitshme të të gjithëve të cilët shijojnë sajë Park Blinit shijojnë magjinë e një parajse mbi ujë, siç është kjo mes Komanit dhe Dukagjinit. Pasi Petriti dhe Paulini ndërtuan këtë parajsë, të tjerë erdhën dhe ndërtuan hotele dhe bujtina.
Historia e dy vëllezërve është e ngjashme me atë të Altinit të Mrizit të Zanave, për zonën. Ata janë njerëzit që krijuan mrekullinë në këtë zonë duke sjellë të gjithë të huajt dhe duke e kthyer Lumin e Shalës në atraksionin turistik në më të ndërkombëtarizuarin në vend!/dritare.net