Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Inxhinierët: Edhe shtetet më të fuqishme nuk ndërtuan dot një tunel të dytë si Porto Palermo!

Inxhinierët: Edhe shtetet më të fuqishme nuk ndërtuan dot

Edhe vendet më të fuqishme nuk e ndërtuan dot një tunel të dytë si ai i Porto Palermos. Kështu thonë inxhinierët Bashkim Salillari dhe Gëzim Bakiu në një emision të jashtëzakonshëm në DritareTV, ndërsa tregojnë sekretet më të thella të këtij tuneli, nga mënyra e ndërtimit, te dhomat ku rrinin nëndetëset, silurueset, municioni, karburanti etj. Çdo objektet në këtë tunel, thonë inxhinierët ka valvula kundër bombave atomike.

“Tuneli i Porto Palermos është antibërthamor. Çdo objektet në këtë tunel ka valvula kundër bombave atomike. Portat e tunelit përballonin deri në 10 kiloton sepse ata që e projektuan tunelin hodhën të dhënat e provës së bombës së Hiroshimës.

Në rast se këtë tunel e merr NATO-ja, nga këtu mund të qëllosh, të mbrohesh. Ky objekt për sa kohë është bërë për nëndetëset, shpërben për gjithçka tjetër. Sepse tani lufta na ka treguar se përdoren edhe dronë lundrues. Në tunelin e Porto Palermos mund të hyjnë me mijëra drone të tillë. Ndaj ju themi se është objekt i paprekshëm. Të gjithë e kishin zili, sepse edhe shtetet më të fuqishme nuk arritën dot të nderojnë një tunel si ky.”, thonë inxhinierët në DritareTV./K.C/dritare.net