Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Inxhinierët: Si mund të gënjeni që kryevepra inxhinierike e Porto Palermos, është dështim?!

Inxhinierët: Si mund të gënjeni që kryevepra inxhinierike

Bashkim Salillari kryeinxhinieri i punimeve dhe Gëzim Bakiu, projektuesi kryesor i portave të tunelit në DritareTV treguan se kostoja e ndërtimit të Porto Palermos shkon 1.5 miliardë euro. Inxhinierët u shprehën të keqardhur që përflitet se Porto Palermo është dështim inxhinierik.

“Projekti i Porto Palermos është bërë fillimisht nga kinezët në 1973-shin për të strehuar silurusët e pastaj raketat. Betonimet e mëdha janë bërë sipas projektimeve të kinezeve të financuara tërësisht nga Kina. Ata morën përsipër realizmin e projektit, zbatimin, pajisjet dhe koston e objektit. Por pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, u ndryshua projekti. Kadri Hazbiu dhe Mehmet Shehu vendosën që ky objekt të transformohej në strehimin e nëndetëseve që e kishin bazën në Pashaliman, ishin në det të hapur dhe të pambrojtura. Ne përshtatëm këtë objekt sipas kërkesave të nëndetëseve. E çuam thellësinë e tunelit nga 2.5 në 6.5 metra. Ndërsa pjesa më e vështirë ishte puna me dyert. Bëmë dyer të reja, portën e jugut e ndamë më dysh, pjesa mbi ujë dhe nën ujë që shkon deri në 9 metra.

Kostoja e Porto Palermos është 1 miliard e gjysmë euro. Një kosto e përafërt, pasi ka diskutime për këtë çështje. Bërja e portave dhe thellimi i portit ka qenë pjesa më e vështirë. Porto Palermo filloi si një produkt kinez po më vonë u kthye në një produkt shqiptar, pasi u rimodelua për nëndetëset. Të gjithë betonimet e mëdha fillestare janë kryer bazuar në projektin kinez. Jo vetëm Porto Palermo por edhe Bunk’Art 1 është antibërthamor, për t’u strehuar Enver Hoxha. Shumë objekte ushtarake që përballojnë goditjet janë: Sazani, Shëngjini, Gjadri, Kuçova. Ka dhe për strehimin e popullatës që i keni parë kudo, buzë Lanës, nëpër pallate etj.

Por nuk duhet të hidhet baltë mbi punën tonë. Si mund të thuhet që Porto Palermo është dështim inxhinierik. Këtu kanë sakrifikuar jetën shumë njerëz, edhe duke qëndruar 12 vite larg familjes. Në kushtet kur nuk kishte as rrugë", thonë inxhinierët për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTV./M.K-dritare.net