Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Pse Nepravishta është vendi i preferuar i turistëve të huaj!

Pse Nepravishta është vendi i preferuar i turistëve të huaj!

Nepravishta është kthyer në vendin e preferuar të turistëve të huaj. Dimër e verë ky fshat mbushet plot me turistë të huaj, se shqiptarët ende nuk e kanë zbuluar. Kështu thonë Gëzimi dhe Landa, dy banorë të zonës, që kanë ngritur një fermë në qendër të fshatit dhe çdo vit presin e përcjellin qindra turistë gjermanë, anglezë e spanjollë. Kjo fermë ka dy bujtina, para tyre një fushë e madhe që shumë shpejt do të kthehet në kamping dhe rreth e përqark arat e mbjella me fruta dhe perime.


Gëzimi, traktorist, në një intervistë për DritareTV tregon se si e nisën ndërtimin e fermës:

"Ndërtimi i fermës sonë nisi në vitin 2019-të. Ishe ideja e fëmijëve. Fillimisht ndërtuam një bujtinë, pas dy vjetësh ndërtuam edhe tjetrën. Unë kam punuar traktorist, ende vazhdoj të merrem me punë. Me bujtinat merren fëmijët e mi, merremi ne si familje. Kemi dy vjet që kemi shumë turistë, të huaj, gjermanë, anglezë, italianë, spanjollë. Shqiptarët janë të rrallë, një apo dy në vit.”, tregon Gëzimi.

Pse Nepravishta është vendi i preferuar i turistëve të huaj!

Një nga arsyet pse e duan kaq shumë Nepravishtën, edhe femrën në qendër të fshatit, janë ushqimet që gatuan Landa, byreqet me lakra të egra e djathë, qullopita, frutat dhe perimet që merren nga vetë turistët nëpër arë dhe vendosen në tavolinë. Pra çdo gjë bio. Mos flasim për natyrën pastaj se jo më kot Nepravishta është cilësuar si Toskana shqiptare.

Pse Nepravishta është vendi i preferuar i turistëve të huaj!

“Në fermën tonë ne ofrojmë mëngjesin dhe darkën për turistët sepse ditën ata shëtisin, duan të mjelin lopët e delet. Unë punoj gjithë ditën, në mëngjes kujdesem për bagëtitë, lopët e delet, pulat. Pastaj gatuaj për turistët. Zakonisht u bëj byrek me lakra të egra, byrek me djathë, kos, qullopite me kungull, dhiozmë dhe erëza, reçelra, shalqinj nga arat tona, vezë, lëng kumbulle.”, thotë Landa, zonja që nuk i la fëmijët të emigrojnë, por u mbushi mendjen që më mirë të punonin tokën e tyre sesa të punonin për tjetrin në emigrim. Se nuk ka si toka jote./K.C/dritare.net