
Një dron goditi një pallat banimi në qytetin Galați të Rumanisë, pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar një zjarr dhe plagosjen e dy personave, njoftuan autoritetet rumune.
Sipas autoriteteve të emergjencave, e gjithë ngarkesa shpërthyese e dronit detonoi pas përplasjes, duke shkaktuar zjarr në katin e 10-të të godinës.
Ngjarja është dënuar nga vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndërsa Ukraina deklaroi se incidenti tregon edhe një herë se Rusia përbën një kërcënim real për sigurinë e Europës.
Presidenti rumun Nicușor Dan tha se droni dyshohet të ketë ndryshuar trajektoren pasi është goditur nga mbrojtja ajrore ukrainase mbi territorin e Kievit. Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin vuri në pikëpyetje origjinën ruse të dronit.
Gjatë luftës katërvjeçare në Ukrainë, dronë të lëshuar nga Rusia kanë hyrë disa herë në hapësirën ajrore rumune, por kjo është hera e parë që një incident i tillë shkakton të plagosur në territorin e Rumanisë.