
Përmes kujtimeve të mjeshtrit të fotografisë Stefan Gajo, vjen një portret i rrallë i Bajram Delisulës, një prej figurave të prapaskenës së televizionit shqiptar në vitet ’90.
Në një kohë të vështirë për median, ai ishte gjithmonë i pranishëm pas kuintave, duke punuar me përkushtim të plotë, larg vëmendjes së ekranit.
Bajrami shkonte çdo ditë në orën 8:00 dhe qëndronte deri në 16:00, edhe kur programet kishin përfunduar, duke ruajtur një disiplinë të rrallë për kohën.
I heshtur, i thjeshtë dhe i palëkundur në punë, ai është nga njerëzit e parë që punuan me përkushtim për të ndërtuar televizionin nga prapaskena./dritare.net