Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Çfarë nuk ka thënë PD-ja për njerëzit e mi, nuk ua ktheva me të njëjtën gjuhë

Rama: Çfarë nuk ka thënë PD-ja për njerëzit e

Rama: Çfarë nuk ka thënë PD-ja për njerëzit e

Gjatë takimit me socialistët në Dibër në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të forta ndaj kundërshtarëve politikë, duke i cilësuar si “forca e shkatërrimit”. Në fjalën e tij, Rama tha se Partia Socialiste ka pasur gjithmonë prirjen për të ndërtuar dhe zhvilluar vendin, ndërsa sipas tij opozita është karakterizuar nga përçarja dhe destruktiviteti politik. Kreu i qeverisë kujtoi edhe protestat e dhunshme të viteve të kaluara, duke deklaruar se kundërshtarët politikë kanë shkatërruar institucione dhe ambiente publike “edhe kur i kishin rënë pantallonat në fund të këmbëve”. Rama shtoi se PS ka sot në ADN-në e saj interesin kombëtar, marrëdhënien me të shkuarën dhe raportin qytetar me shoqërinë shqiptare.

“Çfarë e ka karakterizuar PS-në: prirja për të ndërtuar dhe ka qenë gjithmonë e d

"Gjithmonë ajo ka qenë e detyruar të përballet me forcën e shkatërrimit, forcën që kur ka pasur në dorë të shkatërrojë Shqipërinë e ka shkatërruar Shqipërinë, forcën që edhe kur i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve, prap do të shkatërrojë fasadën e Kryeministrisë apo pantallonat e Tiranës. PS e ka katalizuar fryma e tolerancës dhe e njerëzillëkut, ata që PS ka pasur përballë kanë qenë gjithmonë mishërimi i përçmimit dhe i urrejtjes, në dekret edhe në komunistë, në njerëz të demokracisë dhe në njerëz të diktaturës, një dasi, një përçarje, një poshtërim që u shtri deri në fshatin më të largët, ku ishte komshiu për konshiun me partinë, ndërkohë që të dy nuk kishin as gjëja elementare. Nëse dikush do të hapë të gjitha ato që kanë mbetur të shkruara e të regjistruara nga ballafaqimet politike, do të konstatojë diçka ndër të tjera, nga njëri në një ballafaqim i kuruar nga shpirti katran i sherrit me libër shtëpie, me radhë. PS e ka të shkruar në ADN e vet edhe raportin kristal me interesin kombëtar dhe marrëdhënien e drejtë me të shkuarën, por edhe marrëdhënien qytetare europiane me shoqërinë dhe me botën. Kërkoni dhe shikoni se çfarë i kanë thënë Fatos Nanos, me libër shtëpie, nuk i kanë lënë njeri rreth e rrotull familjes tij pa ia bërë katran. Zor se do të shikoni që Fatos Nano të ketë lënë pas përgjigje të të njëjtit nivel dhe merrni dhe historinë time, një histori ku më falni që po e kujtoj, por është histori ku ka pasur edhe gjak, po e kam kokën e madhe dhe shikoni edhe çfarë nuk është thënë dhe sesa shumë është thënë për të gjithë robtë e shtëpisë time. Nuk keni për të gjetur dot që unë t’i jem kthyer me robtë e shtëpisë vet atyre. Jo sepse ne jemi më të butë, jo sepse ne nuk dimë, por sepse ne jemi qytetarët e Europës në radhë të parë në shpirt, pastaj jemi europianë në mendje.", u shpreh kryeministri Rama./K.C/dritare.net