I nxehti në Francë, ja truku i thjeshtë që po përdorin mijëra njerëz për t'u freskuar
Dritare.net

Përballë temperaturave rekord që kanë përfshirë Francën, shumë qytetarë po përdorin një metodë të thjeshtë dhe të lirë për të freskuar shtëpitë: lyerjen e dritareve me Blanc de Meudon, një pluhur shkumësi i bardhë që përzihet me ujë.
Shtresa e bardhë që krijohet mbi xham reflekton rrezet e diellit dhe nxehtësinë, duke lejuar njëkohësisht hyrjen e një pjese të dritës. Sipas studiuesve, karbonati i kalciumit, përbërësi kryesor i shkumësit, ka veti të larta reflektuese dhe përdoret edhe në bojërat moderne freskuese.
Kërkesa për këtë produkt është rritur ndjeshëm në Francë, ndërsa disa shkolla dhe familje e kanë përdorur tashmë si një alternativë ekologjike dhe me kosto të ulët ndaj kondicionerëve. Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo nuk është një zgjidhje mrekullibërëse dhe se izolimi i mirë i ndërtesave mbetet thelbësor për përballimin e valëve të të nxehtit./K.C/dritare.net