Udhëhoqi protestën jashtë perimetrit, policia procedon Dritan Goxhajn
Thursday 25 June 2026, 20:08
Dritare.net

Policia e Tiranës ka proceduar 11 persona në lidhje me protestat e zhvilluara më 22 dhe 23 qershor në kryeqytet. Sipas autoriteteve, këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në veprime që kanë cënuar rendin dhe qetësinë publike.
Ndër personat e proceduar përfshihet edhe Dritan Goxhaj, i cili akuzohet se ka udhëhequr turmën jashtë perimetrit të përcaktuar për zhvillimin e tubimit.
Goxhaj, i cili gjatë protestës së të hënës lexoi pesë kërkesat e protestuesve në bulevard, është përmendur gjithashtu në media për qëndrimet e tij publike dhe aktivitetin e tij të mëparshëm në çështje të ndryshme ndërkombëtare./dritare.net