Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

Qeveria ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku në fokus kanë qenë disa vendime, mes tyre edhe miratimi i kuotave për kreditë e buta për punonjësit e administratës publike. Vendimin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila sqaroi se janë miratuar rreth 300 kredi me normë interesi zero për kategori të ndryshme të administratës.

“Morëm vendim për administratën publike, miratuam kuotat e rreth 300 kredive të buta me normë interesi zero. Policia e Shtetit, ajo e burgjeve, arsimtarëve, mjekëve dhe ushtarakëve, që do të kenë nga 70 kuota. Miratuam dy ligje që vlejnë për rrugëtimin në BE. Kemi miratuar projektligjin për emëtuesit e titujve, i përafruar me direktivat europiane. Me Ministrinë e Arsimit kemi miratuar një projekt vendim për rritjen e masave të bursave për shkollat profesionale si dhe për ushqimin në shkolla”, u shpreh Ministrja./K.C/dritare.net