Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eagle Stadium merr formë, vijojnë përgatitjet për koncertin e Kanye West

Kanë mbetur edhe 15 ditë nga koncerti i Kanye West, i cili është planifikuar të mbahet më 11 korrik 2026 në Eagle Stadium, Kashar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se përgatitjet për eventin po vijojnë, ndërsa në vendin ku do të zhvillohet koncerti kanë mbërritur kamionët e parë me tribunat.

Ndërtimi i stadiumit po avancon me ritme intensive dhe çdo ditë po afrohet momenti i zhvillimit të koncertit, ku pritet të marrin pjesë rreth 60 mijë spektatorë.

Koncerti i Kanye West do të mbahet më 11 korrik 2026 në Eagle Stadium, Kashar, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar një skenë gjigante, teknologji immersive dhe një produksion të përmasave të mëdha./dritare.net