Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rishikimi i buxhetit dhe bonusi për pensionistët. Çfarë thotë kryeministri Edi Rama!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar miratimin në mbledhjen e qeverisë të aktit normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit.

Sipas kreut të qeverisë, ky dokument reflekton rritjen ekonomike të vendit dhe krijon hapësira për shtim të mbështetjes financiare për pensionistët dhe kategoritë në nevojë. Ai thekson se akti normativ i qershorit është një pasqyrë e një ekonomie në rritje, që mundëson një tjetër bonus për pensionistët, rritje të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta dhe autizëm, si dhe për kujdestarët e tyre.

"AKTI NORMATIV I QERSHORIT që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët.
një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm, etj., si edhe kujdestarët e tyre;
një sërë masash të tjera mbështetëse për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin urban e rural, ku masa e re për financimin e mbrojtjes është më madhja ndonjëherë në historinë e Forcave të Armatosura
Në ditët në vijim do të shpjegojmë çdonjërën nga masat, por mbetet domethënëse kalimi tek bonusi i pensionistëve edhe i të gjithë të ardhurave shtesë nga rritja e çmimit të naftës.", shkruan Rama./K.C/dritare.net