Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama i dorëzon sot Begajt ndryshimet në qeveri!

Rama i dorëzon sot Begajt ndryshimet në qeveri!

Kryeministri Edi Rama i dorëzon sot Presidentit Bajram Begaj 7 ndryshimet në qeveri. Takimi mes kreut të qeverisë dhe Presidentit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, për shkak se Presidenca është në rikonstruksion. Kryeministri do t’i propozojë Begajt shkarkimin e 7 ministrave, mes tyre edhe Belinda Ballukut, dhe emërimin e ndryshimeve të reja, ku mes tyre janë 4 prurje të reja në kabinetin ‘Rama’.


Ndryshimet në qeveri u bënë me dije nga Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, ku vendosi shkarkimin e Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës, pasi edhe Kushtetuesja la në fuqi pezullimin e saj nga detyra, ndërsa SPAK është në pritje të autorizimit për arrestin. Numrin 2 të qeverisë, kreu i ekzekutivit ia besoi Albana Koçiut, e cila largohet nga Ministria e Brendshme.

7 ndryshimet në Qeveri
Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun