Na ndiqni edhe në

Kamera e Gjyshit

Kur Rikard Ljarja interpretonte vargjet e Gjergj Fishtës! Pamjet e rralla

Kur Rikard Ljarja interpretonte vargjet e Gjergj Fishtës! Pamjet e rralla

Mjeshtri i fotografisë Stefan Gajo sjell në Dritare TV një regjistrim të rrallë me vlerë të veçantë artistike dhe emocionale. Në qendër të tij është Rikard Ljarja, aktori i dashur për publikun shqiptar, në një interpretim të fuqishëm të vargjeve të Gjergj Fishta.

Me zërin dhe ndjeshmërinë që e karakterizonte, Ljarja sjell një recitim rrëqethës që godet humbjen e identitetit, zbehjen e traditës dhe largimin nga vlerat shqiptare. Interpretimi i tij dëshmon jo vetëm talentin e jashtëzakonshëm në artin e fjalës, por edhe forcën e poezisë së Fishtës, e cila edhe sot tingëllon si një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare./dritare.net