
Mjeshtri i fotografisë Stefan Gajo sjell në Dritare TV pamje të rralla nga nata e ndërrimit të viteve 1992-1993, duke rikthyer atmosferën e një Shqipërie që po hidhte hapat e parë në tranzicion.
Në këto sekuenca të arkivuara shfaqet programi festiv i Televizionit Shqiptar, me spikeren ikonike Mimoza Tafaj që prezanton programin e mbrëmjes së Vitit të Ri, një figurë që për shumë shqiptarë ishte pjesë e pandashme e familjes në ekran./dritare.net