Na ndiqni edhe në

Kamera e Gjyshit

Pamjet e rralla nga Kisha e Shna Ndout, të 35 viteve më parë!

Pamjet e rralla nga Kisha e Shna Ndout, të 35 viteve më parë!

Mjeshtri i fotografisë Stefan Gajo sjell në DritareTv pamje të rralla të vitit 1991, në momentet kur në Shqipëri sapo ishte rikthyer liria e besimit pas dekadash ndalimi të fesë nga regjimi.

Videoja dokumenton pelegrinazhin masiv drejt Kishës së Shna Ndout në Laç, ku qindra mijëra besimtarë, të mbathur e të zbathur, mbërrinin me trena në Laç dhe ngjiteshin në këmbë drejt kishës, mes radhëve kilometrike të njerëzve.

Pamjet sjellin atmosferën e jashtëzakonshme të asaj kohe, ku burra, gra, të rinj e të moshuar përshkonin me orë të tëra rrugën drejt vendit të shenjtë, të bashkuar nga lutjet, shpresa dhe përkushtimi./K.C/dritare.net