
Alarm për një shpërthim në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë
E Diel 26 Mars 2023, 21:09
Dritare.net
Policia e Kosovës ka pranuar informacione për një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Lajmin e ka konfirmuar për Kohën, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ajo shtoi se Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur marrjen e veprimeve operativë për menaxhimin e situatës.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar 'Adem Jashari'. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Ahmeti./K.C/dritare.net

















