
Albin Kurti: Kosova e pranon planin franko-gjerman
Dritare.net
Kryeministri Albin Kurti u shpreh se do ta pranojnë planin franko-gjerman. Ky vendim vjen pas takimit të Kurtit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lacjak. Kështu Kurti konfirmoi se pranoi propozimin e evropianëve për normalizim të raporteve me Serbinë.
“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje. Pyetje të rëndësishme mbi garancën ndërkombëtare, mekanizmat zbatues dhe periudhën kohore do të adresohen së shpejti në bisedimet në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na japin shpresë.", shkruan Kurti në Twitter./K.C/dritare.net

















