Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Albin Kurti shtyn vizitën në SHBA në fillim të vitit 2022

Albin Kurti shtyn vizitën në SHBA në fillim të vitit 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë vizitën e tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paralajmëruar në nëntor, për pjesën e parë të vitit 2022.

Sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, vizita e kryeministri Kurtit në SHbA është shtyrë.

”Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse përfshirë Washingtonin”, thuhet në njoftimin e qeverisë./Dritare.net