Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Bashkëshorti pagoi vrasjen e saj, ja çfarë i shkruante Liridona motrës së saj para krimit!

Liridona Ademaj-Murseli, është e reja e cila dyshohet se u qëllua për vdekje me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli i cili pagoi 30 mijë euro.

Pas ngjarjes së rëndë motra e viktimës ka publikuar një pjesë të komunikimeve me të, ku Liridona shprehte mbështetjen e saj për gratë e trajtuara në mënyrë të padrejtë.

Bashkëshorti pagoi vrasjen e saj, ja çfarë i shkruante Liridona

Kujtojmë se e reja u vra me armë teksa udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të mitur, kur autori i krimit i bllokoi rrugën dhe i kërkoi që t’i merrte sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij u qëllua për vdekje. Më vonë bashkëshorti pranoi përpara policisë se është i implikuar në vrasjen e gruas së tij./M.K-dritare.net