
Familjarët e policit të vrarë në Kosovë: Të vdesësh për Atdheun, si të rilindësh përsëri!
Dritare.net
Familjarët e policit të vrarë në Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku, kanë thënë se rreshteri është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit. Në reagimin e familjarëve thuhet se Bunjaku e ka kryer detyrën e tij me nder dhe krenari deri në fund.
“TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI. Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.”, thuhet në reagim./K.C/dritare.net

















