Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Haziri: Përparim Rama do të jetë kryetari i Prishtinës, kërcënim vetëm nëse ka koalicion jo parimor VV-PDK

Haziri: Përparim Rama do të jetë kryetari i Prishtinës,

I ftuar në emisionin ‘Shqip’ nga Rudina Xhunga në ‘Dritare TV’, kandidati i LDK për komunën e Gjilanit Lutfi Haziri ka folur për rezultatin e mirë të LDK në këto zgjedhje dhe veçanërisht për Prishtinën ku shprehet se Përparim Rama do jetë kryetari i ri i Prishtinës pas raundit të dytë. Lufti Haziri ka folur edhe për mundësinë nëse mund të ketë një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK dhe efektet që mund të ketë.

“Kemi arritur te punojmë shumë për ta rikthyer besimin te qytetari. Kandidaturat e fuqishme ndikuan. Kanë mbetur edhe 11 komuna në balotazh. Gara do të jetë shumë interesante. Nëse në raundin e dyte ecën kjo ecuri pozitive, LDK do rikthehet si parti e parë ne vend. Ne arritëm te thyejmë rezultatin politik të Vetëvendosjes dhe të rikthejmë besimin në Prishtinë. Duket që Prishtinën do ta fitojmë pas 8 vitesh, jemi entuziastë që Përparim Rama do jetë kryetar i Prishtinës. Besoj se Prishtina është më e sigurt se komunat e tjera për t’u fituar nga LDK-ja. I vetmi kërcënim mund të jenë koalicionet jo parimore mes Vetëvendosjes dhe PDK që mund të bëjnë marrëveshje politike për ndarë komuna ose për të ndarë interesat. Deri tani nuk po shihet nëse do ketë aleancë mes VV dhe PD, por në politikë nuk ka kode që ndalojnë bashkëpunimin”, u shpreh Lufti Haziri./Dritare.net