
Merr fund pritja/ Borrell: Ka marrëveshje Kosovë Serbi!
Dritare.net
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka dhënë lajmin për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në twitter, Borrell thekson se dy kryenegociatorët kanë arritur marrëveshjen dhe kanë rënë dakord me masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Sipas tij Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.
"Ne kemi nje marreveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.
Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm", thuhet ne postim./M/K/dritare.net

















