Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO legjitimon Ndrecën si avokat të Veliajt, shtyhet seanca mes debatesh

GJKKO legjitimon Ndrecën si avokat të Veliajt, shtyhet seanca mes

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) shtyu seancën për çështjen ndaj Erion Veliaj, pasi mungoi avokatja e biznesmenit Meriman Palushi, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procesit. Gjykata pranoi kërkesën e Veliajt që të përfaqësohet nga Plarent Ndreca. Kjo u kundërshtua nga SPAK, pasi Ndreca ishte pyetur më herët gjatë hetimeve.
Prokurori Altin Dumani ngriti shqetësimin për konflikt të mundshëm, por Ndreca argumentoi se deklarimet e tij nuk janë prova dhe nuk krijojnë papajtueshmëri. Gjykata vendosi se nuk ka pengesë ligjore dhe e lejoi si avokat.

Pjesë nga diskutimet në seancën e sotme:

Altin Dumani: Plarent Ndreca është pyetur në fazën e hetimit paraprak dhe jemi në kushtet ku nuk mund të legjitimohet si mbrojtës.

Plarent Ndreca: Nuk jemi në kushtet e papajtueshmërisë. Deklarimet në hetimet paraprake nuk përbëjnë provë. Unë jam pyetur për njohjet me Veliajn dhe Xoxën, por edhe për kompani, nëse kam njohje, por nuk rezulton. Jam pyetur për një foto që është gjetur në zyrat e Xoxës, por nuk kam pasur lidhje. Thëniet që unë kam bërë s’kanë lidhje me këtë proces dhe nuk cenojnë interesin e gjykimit. Nuk jemi në kushte papajtueshmërie.


Altin Dumani: Është vlerësimi juaj (Gjykatës) nëse e legjitimoni, sepse për ne s’ka ndonjë pengesë, por duhet parë ligji. Të shmanget mundësia e një pavlefshmërie apo dështimi të ardhshëm.

Plarent Ndreca: Kështu e komentova, si një merak. Por e sqarova dhe thëniet e mia nuk kanë asnjë interes të ndërsjellë.

Gjatë seancës pati debat edhe për mënyrën e dorëzimit të dosjes nga autoritetet, ku mbrojtja kërkoi që dokumentet t’i jepen të pandehurit sipas procedurave të rregullta, me procesverbal.

Ndreca tha se nuk mund t’i thuhet të pandehurit “na merri, ja ku i ke” për aktet e dosjes, por ato duhen dorëzuar me një procesverbal.

“Ata kanë shkuar pa e njoftuar fare. I kanë thënë në qeli, jo në dhomë pritjeje: “Merri, ja ku i ke”. Si jepen aktet pa procesverbal? Aktet duhet të ballafaqohen dhe të njihet në mënyrë reale me to. Jam vetë i gatshëm që të jem prezent për të asistuar klientin dhe t’i marrë ashtu siç duhet”, ka thënë Ndreca në seancë./K.C/dritare.net