
I ra pllaka e mermerit në kokë, humb jetën në varreza 67-vjeçari nga Vau i Dejës
E Hënë 7 Qershor 2021, 18:06
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë pasdite në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. Një 67-vjeçar humbi jetën ndërsa po transportonte një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit dhe dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje./K.C/dritare.net

















