
Ligjet më të çuditshme dhe më të rralla në botë
Dritare.net
Ligjet janë krijuar për të rregulluar shoqërinë e për të ndaluar disa sjellje të gabuara, megjithatë në disa vende të botës ka ligje vërtet të habitshme.
Në Indonezi, masturbimi i meshkujve dënohet me vdekje, më saktë me prerje koke
Në Zvicër, nëse jeton në një apartament, e ke të ndaluar të derdhësh ujine WC-së apo të bësh dush pas orën 22:00.
Në Kanada, më saktë në Quebec, në qytetin Beaconsfield, është e ndaluar të lyesh fasadën e shtëpisë me më shumë se dy ngjyra të ndryshme.
Në Francë, nëse një pulë largohet nga shtëpia juaj dhe shkon tek dikush tjetër, ajo mbetet e tij.
Në Kinë, në disa qytete, është e ndaluar të shohësh këmbët e një personi tjetër pasi konsiderohet si erotike.
Në Kaliforni është e ndaluar të urinosh në kopshtin tënd.
Në Izrael nuk mund të bësh xhiro me biçikletë pa marrë leje.
Në Milano, Itali është e ndaluar të qeshësh gjatë një varrimi.
Në Californi, NeW-Mexico, Florida, Maryland dhe Ishullin Rhode, ka një ligj që ndalon praktikat seksuale orale. Në bazë të shteteve kjo gjë mund të dënohet edhe me burg. Florida për shembull e ka dënimin deri në 20 vite.
Ne Singapor, qe prej vitit 1992 është e jashtëligjshme te përtypësh çamçakëz dhe kjo për te ruajtur mjedisin e pastër.
Bolivia ndalon McDonald's. Bolivianet nuk e duan ushqimin e shpejte, pasi ai nuk është i shëndetshëm. Kuzhina tradicionale mbizotëron kudo.
Arabia Saudite ndalon festimin e Shën Valentinit. Kjo feste është ne kundërshti me rregullat islamike dhe nuk lejohet te festohet.
Australia nuk lejon filmat për te rritur nëse aktoret femra kane gjoks te vogël. Sipas "Australian Classification Board" (ABC) masa e gjoksit lidhet me moshën. Nëse një femër ka mase A do te thotë se nuk i ka mbushur 18 vjeç. Shume filma nuk janë lejuar nga ABC te transmetohen për shkak te këtij ligji.
Ne Eboli te Italisë ndalohet puthja kur jeni ne makine. Nëse jeni duke i dhënë makinës dhe ndodheni ne Eboli, mos tentoni ta puthni partneren sepse rrezikoni gjobën.
Ne Australi nuk mund t'i ndërroni llambat vete. Vetëm elektricistet mund ta bëjnë këtë gjë. Nëse nuk e respektoni ligjin e vendosur mund te gjobiteni me 7 euro.
Ne Korenë e Veriut nuk lejohet te kesh një Bibël. 80 koreano veriore janë ekzekutuar për shkak te zotërimit te një Bible, kështu qe bëni kujdes nëse vizitoni këtë vend dhe jeni besimtare te krishtere. /A.S-Dritare.net

















