Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Samiti i NATO-s në Shqipëri/ Rama: Ka ikur koha kur vendosnin të tjerët për ne

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi u konfirmua se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri. Duke komentuar vendimin, ai u përgjigj edhe kritikëve që kishin vënë në dyshim mbajtjen e samitit në vend.

"Po si thanë nuk do bëhet Samiti në Shqipëri? Kështu thanë. Epo ka ikur ajo kohë kur bënin çfarë të donin të tjerët me Shqipërinë. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë", u shpreh Rama./K.C/dritare.net