Oriz libanez/Një recetë e veçantë për darkën e së dielës nga Edlira Ruzi!
Dritare.net
E diela do patjetër një gatim të veçantë. Dhe recetat më të mira për ne gjithmonë i gatuan Edlira Ruzi. Për darkën e së dielës ju sugjerojmë një gatim, jo vetëm të shijshëm, por edhe të thjeshtë. Ju duhen pak produkte, dhe në pak kohë do të keni një darkë të mrekullueshme. Receta:
2-3 lugë vaj ulliri
3 grushte me fidhe (makarona vermicelli)
1 gotë plot me oriz
2 gota ujë të nxehtë (ose lëng pule/mishi)
Kripë
Dhe nëse ju ndodhen dhe një grusht me stika pishe të pjekura pak
Skuqen fidhet me vajin e ullirit.
Orizin e shpëlajmë e kullojmë dhe e shtojmë te makaronat. I kaurdisim bashkë me fidhet.
Shtojmë ujin e nxehtë dhe kripën.
E mbulojmë me kapak dhe e lemë në zjarr të ngadaltë. Kur të shihni se orizi është bërë vrima-vrima në sipërfaqe, atëherë do të thotë se është gati.
Nëse do e konsumoni si pjatë të vetme mund t’i shtoni edhe një dore me stika pishe. Mund ta shoqëroni me perime të ndryshme ose pjata mishi.
Ju bëftë mirë!/dritare.net