Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Puding me fara chia për mëngjes!

Puding me fara chia për mëngjes!

Receta e rekomanduar për këtë mëngjes është puding me fara chia, perfekte për ta nisur ditën si duhet.

Përbërësit:

· 1 gotë qumësht bajame me shije vanilje

· 1 gotë kos

· 2 lugë gjelle shurup panje

· 1 lugë ҫaji ekstrakt vanilje

· Kripë

· ¼ fara chia

· 2 gota luleshtrydhe

· ¼ gotë bajame

Përgatitja:

Në një tas përzieni bashkë qumështin e bajameve, kosin, shurupin e panjës, vaniljen dhe një majë luge kripë duke i trazuar mirë.

Shtoni farat chia dhe lërini të qëndrojnë për 30 minuta. Trazojeni përbërjen për të shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme farat. Mbulojeni tasin dhe lëreni në frigorifer përgjatë natës. Ditën tjetër shtoni luleshtrydhet me 4 lugët e shurupit të panjës dhe bajamet. Hidheni pudingun në 4 tasa ose gota dhe përzierjen e luleshtrydheve vendosjani sipër. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net