
Mirlind Daku nuk do të largohet nga Rusia. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën me Rubin Kazanin, duke zgjatur bashkëpunimin edhe për katër vite të tjera.
Sipas medieve ruse, marrëveshja e re parashikon që 27-vjeçari të përfitojë rreth 2.2 milionë euro në sezon, ndërsa për nënshkrimin e kontratës Daku ka përfituar edhe një shumë të konsiderueshme bonus.
Risia në kontratën e re është përfshirja e një klauzole shitjeje, e cila lejon lojtarin të transferohet në të ardhmen nëse vjen një ofertë e përshtatshme, edhe pse detajet e kësaj klauzole nuk janë bërë publike.
Ky rinovim tregon besimin e plotë të Rubin Kazanit te Daku, i cili pritet të jetë një prej pikave kyçe të skuadrës edhe në sezonet e ardhshme./K.C/dritare.net

















