Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Si të bëni gliko me kumbulla? Receta nga Edlira!

Si të bëni gliko me kumbulla? Receta nga Edlira!

Edlira Ruzi sjell një tjetër recetë të shijshme. Këtë herë diçka që do t’ju ëmbëlsojë juve dhe miqtë tuaj. Gliko me kumbulla. Mos e humbisni recetën.

“Nëse keni kohë të merreni me gjera të ëmbla dhe t’u mburreni miqve që i keni duart flori, ndiqni hapat si me poshtë!

Përbërësit!
2 kg kumbulla
1,5 kg sheqer
750ml ujë (3 gota të mëdha uji)
Barbaroze për arome
Mund t’i hidhni e pak limontoz qe të mos sheqeroset sherbeti. Unë nuk ia hodha se e di që nuk do me zgjasë shumë në dollap.

Përgatitja:
Pastrojmë kumbullat nga bërthama. Nëse keni atë veglën e posaçme, aq më mirë, përndryshe me ane të një thike mund t’i prisni. Me pas i qëroni lëkuren dhe i hidhni direkt ne një ene me ujë me gëlqere. Unë i lashë aty 10 ore pak a shume. Përgatita sherbetin. Shpëlava mire kumbullat nga uji me gëlqere dhe i hodha ne sherbetin e trashur. Zihen për 1,5-2 ore. Lërini një nate te qetësohen, ditën tjetër i zieni edhe 1 ore dhe në valën e fundit i shtoni 4 gjethe barbaroze. Pasi te ftohet është gati për t’u ngrenë.
PS. Sigurohuni nga shitësi që janë kumbulla që u del bërthama lehtësisht. Përndryshe do bëni pune kinezi si puna ime.”/K.C/dritare.net