Protesta para Kuvendit, Gjykata jep masat e sigurisë për 19 të arrestuarit
Dritare.net

Pas më shumë se katër orësh shqyrtim, Gjykata e Tiranës vendosi masat e sigurisë për 19 protestuesit e arrestuar pas protestës para Kuvendit. Për 12 prej tyre u caktua masa "detyrim paraqitje", dy persona u lanë në "arrest shtëpie", ndërsa për pesë të tjerë nuk u vendos asnjë masë sigurie.
Sipas avokatit Dorian Matlija, protestuesit akuzohen për kundërshtim të punonjësit të policisë, prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone, pjesëmarrje në tubim të paligjshëm dhe pengim të qarkullimit.
Jashtë gjykatës u mblodhën protestues dhe përfaqësues të Grupit Koordinues, të cilët kërkuan lirimin e të arrestuarve. Tensionet vijuan edhe në protestën e një nate më parë, kur një grup personash sulmoi Komisariatin nr. 3 në rrugën “Mine Peza”, duke dëmtuar xhamat dhe hyrë në ambientet e pritjes./K.C/dritare.net