Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmet në Shqipëri!

Tërmet në Shqipëri!

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mesditën e kësaj të marte në disa zona të vendit, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Sipas Qendra Evropiane e Sizmologjisë, tërmeti ka pasur magnitudë 4.4 të shkallës Rihter. Epiqendra është lokalizuar rreth 6 kilometra në veriperëndim të Lushnjë.


Raportohet se lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në Lushnjë, por edhe në Fier, Elbasan, si dhe në Tiranë me zonat përreth. Deri më tani nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës./K.C/dritare.net