Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

28 mijë faqe dosje! SPAK i çon Veliajt në qeli aktet hetimore!

28 mijë faqe dosje! SPAK i çon Veliajt në qeli aktet hetimore!

Pas vendimit të GJKKO-së në seancën e parë të gjyqit në themel, SPAK ka urdhëruar BKH që t’i dërgojë Erion Velaijt në qeli të gjithë aktet hetimore.

Mësohet se pasditen e së martës materialet , 72 fashikuj me rreth 28 mijë faqe janë dërguar me një furgon në burgun e Durrësit ku mbahet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes Ajola Xoxa, edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje, më 9 shkurt. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK dërgoi kërkesën për të kaluar dosjen për gjykim 5 muaj më parë./E.P-dritare.net