A është penduar për shpalljen non-grata të Berishës? Ja çfarë thotë Antony Blinken?
E Enjte 26 Mars 2026, 17:05
Dritare.net

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është pyetur gjatë një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of Politics”, nga Fatjon Semanjaku, për vendimin e shumë debatuar të vitit 2021 për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe mbështetjen e tij për kryeministrin Edi Rama.
Blinken theksoi se qëndron plotësisht pas sanksioneve të vendosura nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndaj Berishës, duke nënvizuar se nuk ka asnjë dyshim apo hezitim për këtë vendim.
“Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak”, u shpreh ai./K.C/dritare.net