Përplasje mes Spiropalit dhe Ballës! Çfarë ndodhi!
Dritare.net

Një debat i qetë, por i drejtpërdrejtë ka shpërthyer mes Elisa Spiropalit dhe Taulant Ballës pas mungesës së Spiropalit në seancën për Belinda Ballukun më 13 mars. Balla u pyet sot nëse do të merrte masa ndaj Spiropalit për mungesën e saj në Kuvend dhe ai tha se çdo vendim nuk e merr vetë, por në bashkëpunim me grupin parlamentar.
“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje,” tha Balla.
Ndërkohë pak çaste më pas, Elisa Spiropali reagoi përmes një postimi në Facebook:
“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike.
Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.
Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.
Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.
Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut.”/K.C/dritare.bet