Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A vlen demontimi i urës te ‘Arrat e Gurrës’ dhe ndërtimi i një rrugë provizore! Flet inxhinieri!

A vlen demontimi i urës te ‘Arrat e Gurrës’ dhe

I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, inxhinieri Xhevahir Ngjeqari analizoi situatën e krijuar në zonën e “Arrat e Gurrës”, pas bllokimit të qarkullimit dhe vendimit për ndërtimin e një rruge provizore buzë Shkumbinit.

Lexo edhe

Sipas Ngjeqarit, zona është e njohur si territor rrëshqitës dhe fenomeni nuk është i papritur. Ai theksoi se rrëshqitja u aktivizua nga ngopja me ujë dhe ndërhyrjet në trupin e rrugës, duke shtuar se në raste të tilla problemi nis që në fazën e projektimit.

“Nëse për këto segmente nuk ka projekt të veçantë me specifika teknike për zona rrëshqitëse, atëherë përgjegjësia fillon nga projekti,” u shpreh ai.


Presioni nga masa e dheut që ka rrëshqitur nga lart, gërryerja e themeleve nga lumi, e cila sipas tij nuk është adresuar me mirëmbajtje të vazhdueshme.

Sa i përket vendimit të Autoritetit Rrugor për ndërtimin e një rruge provizore 1.3 km për të rilidhur juglindjen me pjesën tjetër të vendit, Ngjeqari tha se zgjidhja emergjente për kalimin e trafikut është e nevojshme, por paralelisht duhet hartuar një projekt i plotë teknik për zgjidhje afatgjatë.

Ai ngriti shqetësimin se në shumë raste projektet sot nuk kalojnë në filtrat e dikurshëm të kontrollit teknik shumëfazësh, çka sipas tij sjell kosto shtesë, vonesa dhe rreziqe infrastrukturore.

Ngjeqari u shpreh se faji është i dyanshëm: një pjesë i takon natyrës, por një pjesë lidhet me projektimin dhe zbatimin teknik./E.P/dritare.net