Nis demontimi i urës te ‘Arrat e Gurrës’, do të ndërtohet rrugë provizore 1.3 km buzë Shkumbinit!
E Mërkurë 25 Shkurt 2026, 10:10
Dritare.net

Bllokimi total i qarkullimit drejt juglindjes vijon tashmë prej 5 ditësh si pasojë e degradimit të aksit rrugor Librazhd-Prrenjas. Sot ka nisur dhe demontimi i urës së shembur në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës” pas vendimit të marrë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).
ARRSH si zgjidhje provizore për të rilidhur juglindjen me pjesën tjetër të Shqipërisë ka menduar ndërtimin e një rruge provizore 1.3 km buzë Shkumbinit./dritare.net