Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

AKU tërheq nga tregu formulën e foshnjave pas zbulimit të baktereve

AKU tërheq nga tregu formulën e foshnjave pas zbulimit të

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bërë të ditur se është tërhequr nga tregu formula e qumështit për foshnje “NAN 1 OPTIPRO” 800 gram. Sipas njoftimit zyrtar, masa është marrë pasi është konstatuar prania e bakterit cereulide gjatë procesit të prodhimit në një fabrikë në Holandë.

AKU sqaron se vendimi vjen pas komunikimit nga subjekti importues në Shqipëri, i cili është informuar nga kompania prodhuese Nestlé. Tërheqja e produktit është kryer si masë parandaluese. Produkti i prekur i përket lotit NAN 1 OPTIPRO 800 g, me kodin L51230346AE dhe datë skadence 30/05/2027.

Pas inspektimeve dhe procedurave të gjurmueshmërisë, AKU ka bllokuar të gjithë sasinë e mbetur në magazina, si edhe produktet e kthyer nga tregu, të cilat do të asgjësohen ose do të rikthehen në vendin e origjinës.

Autoriteti bën me dije gjithashtu se gjatë verifikimeve në terren është konstatuar se në supermarketet ku ky produkt është shitur, është vendosur njoftim informues për konsumatorët./K.C/dritare.net