Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Altin Prenga: Lufta tregtare që i kemi shpallur vetes

Altin Prenga: Lufta tregtare që i kemi shpallur vetes

Nga Altin Prenga

Zakonisht kotesia jep ndjesine e boshllekut por ja qe kotesia e mediokritetit e mbush nje vend si nje tenxhere me presion pa valvul sigurie.

Sot nje deng jonxhe kushton sa 14 buke ose 13€, nderkohe qe qumeshtit po i bie vlera.
Ne Tirane hapa nje street food me bylmet vendor me shpresen qe te frymezoj njerezit Shqip dhe me vone shoh ne web nja 10 apo 20 receta te ngjashme por qe te gjitha me wurstel dhe djathe importit.

Them si nuk doli ore nje te me beje diss me bylmet jugu apo myzeqeje por vetem me import?
Kur mbushet rrugica jone me miq kliente i quajne dele, kur boshatisen rrugicat prej bigut e quajne frymezim ne atdheun e kotesise.

Nderkohe qe TVSH e produkteve te shportes eshte me e larta ne bote por as pozita dhe as opozita nuk e cek si teme.

TVSH e produkteve te shportes duhet te ishte A e abetares ekonomike te nje vendi normal.
Nderkohe qe lufta e re boterore eshte lufte tregtare ne jemi i vetmi popull qe i shpallim lufte tregtare vetes tone.

Dhe ktu spo them vetem shteti por dhe qytetari mesatar me difidence dhe fyerje ndaj Made in Albania.

Dikur kisha shpresen qe te pakten artistet dhe intelektualet tme ishin bashku ne kete kauze qe filloj me themelimin e Slow Food ne Fishte por dhe atyre ju duket mainstream te merren me gjera koti si produkt vendor apo artizanat.

Industria dhe manifaktura jane drejt zhdukjes, ato pak fasoneri qe kane rezistu shihen me percmim se jemi te gjithe gjela me knu dhe sjena per me prodhu.
Nuk do ma kishte marre mendja qe kotesia mund te peshoje kaq shume, dhe mund te kete kaq ere te qelbur./dritare.net