Ambasadori i BE: Kuvendi vendimtar për integrimin!
E Mërkurë 5 Nëntor 2025, 11:11
Dritare.net
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, duke folur për marrëdhënien opozitë-mazhorancë në Shqipëri, theksoi rëndësinë kyçe të Kuvendit në procesin e integrimit.
Ai u shpreh se është e domosdoshme zhvillimi i debateve të shëndetshme dhe kritike, që u japin mundësinë qytetarëve të kuptojnë reformat dhe ndikimet e tyre në jetën e përditshme.
“Kuvendi ka një rol kyç dhe duhet të japë kontributin e vet në këtë proces reformash. Debatet e hapura dhe kritike janë të nevojshme për transparencë dhe për t’i dhënë qytetarëve mundësinë të kuptojnë efektet e ndryshimeve,” tha Gonzato.