Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arens Çela emërohet në krye të Prokurorisë Tiranë. Ja ku do jetë Altin Dumani!

Arens Çela emërohet në krye të Prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar prokurorin Arens Çela në krye të Prokurorisë së Tiranës, me një mandat trevjeçar që do të zgjasë deri në janar 2029. Vendimi u mor pas miratimit të raportit të vlerësimit dhe verifikimit të pasurisë dhe figurës, duke i siguruar kryeqytetit drejtuesin e një prej prokurorive më të rëndësishme në vend.

Në të njëjtën seancë, KLP miratoi edhe kërkesën e prokurorit Altin Dumani për t’u angazhuar si ekspert kryesor në një trajnim ndërkombëtar për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Ky vendim vjen pak ditë pas përfundimit të mandatit trevjeçar të Dumanit si drejtues i SPAK. Aktualisht, ai vazhdon të ushtrojë funksionin e prokurorit dhe drejtuesit të sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.

Përveç këtyre vendimeve, KLP ka vendosur të nisë procedurat e verifikimit për drejtuesit e prokurorive në Lezhë dhe Fier, duke shënuar fillimin e një faze të re të vlerësimeve në nivelet drejtuese të prokurorisë./K.C/dritare.net