Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Anëtarët e PD dështojnë për të mbledhur Këshillin e Mandateve! PS nuk shkon!

Anëtarët e PD dështojnë për të mbledhur

Pesë anëtarët e PD-së të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve kanë shkuar sot në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur prej tyre me shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit zv/kryeministres Belinda Balluku për t’i hapur rrugë arrestimit të saj.

Kjo mbledhje për të 5-tën herë nuk është zhvilluar pasi 5 anëtarët e tjerë të PS-së nuk janë paraqitur.

Në sallën ku zhvillohet mbledhja të parët kanë mbërritur deputetja Elda Hoti dhe Saimir Korreshi, por derën e kanë gjetur të kyçur./dritare.net