Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Tolerimi i skemave piramidale, gabimi më i madh i PD-së!

Berisha: Tolerimi i skemave piramidale, gabimi më i madh i PD-së!

Në foltoren e sotme në Lezhë, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të degës së PD-së në këtë qark, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi mbi skemat piramidale dhe gabimet e qeverisjes së PD-së në atë periudhë. Berisha theksoi se tolerimi i skemave piramidale nga qeveria e PD-së ishte gabimi më i madh, por sipas tij nuk ishte i qëllimshëm, por një pasojë e mosdijes. Ai shtoi se, pavarësisht këtij gabimi, qeveria e atëhershme reagoi duke gjetur zgjidhjet më të drejta dhe ligjore për problemet e krijuara.

“Siç është e pashmangshme ne bëmë dhe gabimet tona, dolëm në opozitë në mënyrë të merituar, nuk ka diskutim se tolerimi i skemave piramidale nga qeveria e PD-së ishte gabimi më i madhe i saj, por ai gabim nuk ishte i qëllimshëm, ai gabim vinte nga mosdija dhe kur dorëzuam pushtetin menduan se u bëmë copë e çikë, menduam se do na shuanin nga harta e dheut dhe e vërteta është iu kujtohet juve se kur nisën protestat e para si sot e mbaj mend, 30 vetë mblidheshin para selisë dhe diku më tutje ishte Pjetër Abrnori i pavdekshmi në grevë urie në makinën e vet. Por ne vazhduam të mbrojmë vlerat dhe parimet që besojmë, ne pasi njohëm gabimit tonë, bëmë zgjidhjen më të drejtë ligjore, u dhamë përgjigje problemeve të krijuara në mënyrën më të drejtë e më të ndershme, nuk pranuam që me ndërgjegje të kryenim veprime amorale, të merrnim paratë e atyre që s’kishin vendosur asnjë qindarkë në skemat piramidale dhe tua jepnim atyre që kishin humbur”, u shpreh Berisha./K.C/dritare.net