
Asnjë gjurmë prej 3 vitesh, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e tij të zhdukur!
Dritare.net
Pas më shumë se dy vitesh pa asnjë gjurmë apo ndonjë informacion, familja e Ervis Martinajt ka depozituar një kërkesë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, duke kërkuar shpalljen e tij si person i zhdukur.
Autoritetet shqiptare dhe ato të huaja, nuk kanë ofruar ende asnjë provë konkrete mbi vendndodhjen ose gjendjen e Martinajt, i cili u zhduk në mënyrë misterioze në gusht të vitit 2022.
Martinaj, një nga personazhet "VIP" të botës së krimit në Shqipëri, ishte subjekt i hetimeve të shumta dhe si pjesë e grupeve kriminale të përfshira në lojërat e fatit dhe trafiqe.
Kërkesa në gjykatë: Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin. KËRKUES Mustafa Martinaj./dritare.net

















