Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Cili është qyteti më depresiv në botë!

Cili është qyteti më depresiv në botë!

Është qyteti më i trishtuar në botë. Ka 9 muaj dimër i mbuluar nga bora ku temperaturat arrijnë deri në -50 gradë. Nga keto ditë, 45 janë errësirë totale. Kurse vera është vetëm 60 ditë me temperatura që mezi arrijnë +15 gradë.

Edhe këto të mbushura me mushkonja.

Fëmijët marrin me detyrim rreze UV për të mundësuar formimin e vitaminës D. Kurse të rriturit vuajnë nga depresioni, pagjumësia dhe jo vetëm nga sëmundje mendore.

Aktiviteti kryesor ekonomik është ai minerar. Qyteti ndodhet në Siberi dhe quhet Norilsk.

Natyrisht një vend i cili nuk ndjell për turizëm./ dritare.net