
Sulmi ndaj TCH, Beqiri: Berisha mbolli farën e krimit në ’97-ën, të tilla ngjarje do të presim!
E Hënë 27 Mars 2023, 11:11
Dritare.net
Në një intervistë për DritareTV avokati i njohur Idajet Beqiri u shpreh mbi reagimin e ish-kryeministrit Berisha për sulmin ndaj TopChannel. Beqiri u shpreh se reagimi i Berishës është i shtirur, pasi ai vetë e mbolli krimin që prej vitit ’97.
“Deklarata e Berishës për ngjarjen është e shtirur pasi është Berisha ai që mbolli farën e krimit në vend që prej ’91-shi i 2 prillit në Shkodër futi frymën e hakmarrjes dhe përçarjes. Politika e tij hapi depot e armëve dhe kreu misionin duke iu dhënë në dorë armët kriminelëve. Fara e krimit ka mbetur në këtë vend dhe ne këto ngjarje do të korrim. Berisha bën deklarata që vetëm nxisin urrejtje dhe acarojnë më tepër klimën.”,u shpreh Beqiri./M.T/dritare.net

















